Pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në ditën e 13-të dhe evakuimi i civilëve bëhet gjithmonë e më i vështirë. Sipas burimeve zyrtare nga Ukraina, granatimet ruse ende po pengojnë evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara si Kievi, Mariupoli, Sumy dhe Kharkiv.
Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths, i ka bërë thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë kalim të sigurt për civilët që ikin nga luftimet.
Mediat shtetërore ruse thanë se ishin gati të rihapnin korridoret humanitare të martën në mëngjes.
Ukraina kishte refuzuar më parë një propozim rus për të lejuar civilët të linin vëndin pasi shumë nga rrugët e daljes nga Ukraina do ti çonin vetëm në Rusi ose aleatin e saj Bjellorusi.
Një raund i tretë i bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë përfundon me pak marrëveshje – një raund i katërt do të zhvillohet të martën.
Ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë do të takohen gjithashtu më vonë këtë të enjte në Turqi.