Hans Kluge, drejtori për Europën në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), e ka përshkruar pushtimin rus në Ukrainë si “katastrofë të madhe humanitare”, gjatë një interviste për transmetuesin britanik, BBC, duke theksuar se OBSH ka aktualisht tri prioritete:
- Të dërgojë furnizime mjekësore në zonat më të prekura të Ukrainës – oksigjen dhe ilaçe tjera për trajtim të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
- Të forcojë sistemet për kujdes shëndetësor në shtetet fqinje të Ukrainës, ku vazhdon të rritet numri i refugjatëve.
- Të hapë një qendër operacionale të OBSH-së në Ukrainë.
Sipas Kluge, në 13 ditët e pushtimit ne shohim një sistem shëndetësor nën presion të madh, dhe përtej kufijve të Ukrainës, rritjen më të shpejtë të krizës së refugjatëve në më shumë se 75 vite.
Ai tha se 16 sulme janë konfirmuar në shërbimet për kujdes shëndetësor në Ukrainë, duke rezultuar me nëntë viktima dhe dëmtime të objekteve.