Vetëm disa orë pasi Shtetet e Bashkuara kanë vënë ndalesë në importet e naftës dhe gazit rus, dhe pasi Mbretëria e Bashkuar ka thënë se do të shmangë gradualisht varësinë ndaj naftës ruse, Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar sot një dekret që ndalon eksportin e disa lëndëve të para.
Vendimi do të zbatohet deri në fund të vitit 2022.
Në këtë dekret thuhet se qëllimi i vendimit është të “garantojë sigurinë e Federatës Ruse dhe funksionimin e pandërprerë të industrisë”. Kabineti rus duhet të vendosë në 48 orët e ardhshme se cilat vende i prek kjo ndalesë.
Masat e reja ka mundësi që të përkeqësojnë tregjet e mallrave. Përveç eksporteve masive të naftës, Rusia është gjithashtu furnizuese globale e drithërave dhe metaleve.