Rusia propozon armëpushim të ri në disa qytete të Ukrainës, duke nisur sot nga ora 10:00 me orën e Moskës (9:00 ukrainase/02:00 ET) dhe këmbëngul në domosdoshmërinë e një kanali të vazhdueshëm komunikimi me Ukrainën për të shkëmbyer informacione në lidhje me evakuimin e civilëve dhe të huajve.
Pala ruse propozon që Kievi të njoftojë përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare të vendosura në Ukrainë për armëpushimin dhe sigurimin e korridoreve humanitare deri në orën 03:00 të mëngjesit të së mërkurës.
Gjithashtu mësohet se Rusia është gati të sigurojë korridore evakuimi nga Kievi, Chernihiv, Sumy, Kharkiv dhe Mariupol.